Sekuestrohen 5 milionë euro pasuri, ja kujt i përkasin. Emrat
Sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të një grupi kriminal që kishte investuar në disa qytete të vendit por kryesisht në Tiranë. Dy janë shqiptarët e arrestuar të tij grupi në prill 2018, Arjan Ndoci ndryshe (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni)41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin dhe Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë.
Sot, oficeret e Task Forces Speciale në Policinë e Shtetit, ekzekutuan Vendimin e Gjykatës së Shkallës I për Krime të Rënda pranë:
3 bankave të nivelit të dytë, te disa llogarive bankare me nje sasi të konsiderushme eurosh.
Kuotat dhe aksionet e 1 shoqerie tregtare me aktivitet ne fushen e ndertimit.
1 Njesie Banimi në pallat
8 apartamente, me nje siperfaqe ndertimi 905 metro katror.

Lexo edheBabai – djalit 15-vjeçar: ‘Shko merre thikën dhe vrite ose nuk je djalë’
2 njesi tregtare (dyqane) me nje siperfaqe prej 280.4 metro katrore.
4 garazhde ne total siperfaqe 60 metro katror.
3 automjete te tipeve dhe llojeve te ndryshme.
Shuma e aseteve te sekuestruara ne kuader te operacionit, e perllogaritur me çmimin e tregut, kap vleren prej 5 milion eurosh. Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe agjencite ligj zbatuese amerikane dhe spanjolle, po vijojne veprimet














