Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion
dp

Lexo edhe“Duhesh me u ndalë” Osmanit nuk i pëlqen qasja e Adriatik Kelmendit, nervozohet me të

Stacioni Policor në Pejë, bën të ditur se sot, më 3 shtator, në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, ka sekuestruar 11 motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.
Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për drejtim pa patentë shoferi, drejtim pa regjistrim dhe drejtim pa helmetë.
Policia ka theksuar se do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacion.

Lexo edhe“Duhesh me u ndalë” Osmanit nuk i pëlqen qasja e Adriatik Kelmendit, nervozohet me të
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё do tё vazhdojë me aktivitetet nё teren, me qellim tё parandalimit tё aksidenteve, derisa Policia do tё ketё zero tolerancё ndaj tё gjithё kundёrvajtёsve nё komunikacion”, thuhet në njoftim.