BallinaLajmeSejdi Thaçi jetonte dhe punonte në Serbi

Sejdi Thaçi jetonte dhe punonte në Serbi

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Sejdi Thaçi që dyshohet se ishte zhdukur gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë e që besohej se ishte kthyer para pak ditësh, sipas burimeve të ‘zeri.info’ nuk ishte i burgosur në Serbi.

Për më shumë ai besohet se kishte qëndruar dhe punuar atje. Kthimi enigmatik mbeti pa përgjigje prej ditës së djeshme.

Sipas burimeve, Sejdi Thaçi ishte kthyer para pak kohësh nga Serbia dhe se jetonte në Fushë Kosovë.

Pritet që institucionet kosovare shumë shpejt të dalin me një qëndrim që hedhë poshtë raportimet se ai ishte i burgosur i luftës në Serbi.

Ndryshe emri i Sejdi Thaçit, figuron i zhdukur edhe në listën e Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, pasi vëllai i tij e ka paraqitur atë si të zhdukur.

Thaçi, në Janar të vitit 1999 është ndarë nga vëllai i tij në qytetin e Pejës dhe që atëherë nuk ka pasur kontakte më familjarë.

Rasti i kthimit të tij në shtëpi pas 17 vitesh, ka nxitur reagime dhe e dilema në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz