BallinaLajmeSeanca për presidentin pa opozitën, Konjufca përballë Kollçakut

Seanca për presidentin pa opozitën, Konjufca përballë Kollçakut

Të ngjajshme

DHL – dërgesa të shpejta dhe të sigurta çdo herë 

Kur bëhet fjalë për dërgesa ndërkombëtare dhe lokale, DHL...

Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kilogramë duhan në Kamenicë

Policia e Republikës së Kosovës ka realizuar një tjetër...

Musliu kritikon ashpër Kurtin: Paralajmëron rrezik të diktaturës pas zhvillimeve politike në vend

Ish-deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka folur rreth dështimit...

Prokuroria Speciale mirëpret dënimin ndaj Sllobodan Radenkoviq për sulmin në Zveçan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin...

Pacolli reagon ashpër: Politika vendore po e dëmton shtetin më shumë se çdo faktor tjetër

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shpërndarjes...

Seanca e Kuvendit të Kosovës e thirrur për zgjedhjen e presidentit po vazhdon vetëm me pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerëve të koalicionit.

Në sallë aktualisht janë vetëm 66 deputetë, transmeton IndeksOnline.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në seancë, pasi sipas saj është obligim kushtetues, që të marrin pjesë në zgjedhjen e Presidentit.

Partitë opozitare, PDK dhe LDK, janë larguar nga salla e Kuvendit, duke refuzuar të marrin pjesë në vazhdimin e seancës.

Thirrja e kësaj seance u bë e mundur pasi Lëvizja Vetëvendosje propozoi edhe kandidatin e dytë për president. Përveç Glauk Konjufcës, kjo parti propozoi edhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku si kandidate për postin e presidentit.

Me largimin e opozitës nga seanca dhe mungesën e votave të nevojshme, pritet që Kuvendi i Kosovës të shpërbëhet gjatë mbrëmjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz