Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pas seancës që eskaloi në Kuvendin Komunal.
Hyseni kritikoi ashpër PDK-në duke thënë se me anë të tërheqjes së mikrofonit dhe se katër burra i bënë presion një gruaje, Kryesuese së Kuvendit Komunal, transmeton lajmi.net.
“Institucionet nuk do t’i dorëzohen uzurpatorëve. Puna për Gjilanin do të vazhdojë me vendosmëri, në respekt të ligjit, demokracisë dhe dinjitetit të çdo përfaqësuesi të zgjedhur.”, shkroi ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Uzurpatorët bllokues të dhunshëm.
Ajo që ndodhi sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Gjilanit nuk ishte opozitarizëm, por uzurpim i institucionit dhe pengim me dhunë i punës së Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Tërheqja me forcë e mikrofonit dhe mjeteve të punës, si dhe skena ku katër burra ushtrojnë presion ndaj një gruaje të vetme, Kryesueses së Kuvendit të Komunës, Krenare Latifi Kqiku, janë të papranueshme në çdo standard demokratik. Këto veprime nuk përfaqësojnë debat politik, por tentativë për ta zëvendësuar fjalën me forcën.
Qytetarët e Gjilanit nuk na kanë zgjedhur për të parë bllokada e dhunë. Na kanë zgjedhur për të marrë vendime, për të punuar dhe për t’u shërbyer atyre.
Institucionet nuk do t’i dorëzohen uzurpatorëve. Puna për Gjilanin do të vazhdojë me vendosmëri, në respekt të ligjit, demokracisë dhe dinjitetit të çdo përfaqësuesi të zgjedhur./lajmi.net/
- Advertisement -