Schweinsteiger i ashpër pas humbjes së Gjermanisë: Nuk jemi më një skuadër e nivelit të lartë

Humbja 0-1 e Gjermanisë ndaj Greqisë në UEFA Nations League ka sjellë reagime të forta, ndërsa një prej zërave më të njohur të futbollit gjerman, Bastian Schweinsteiger, nuk i ka kursyer kritikat.
Legjenda e kombëtares gjermane ka vlerësuar se skuadra nuk e ka më të njëjtin nivel individual dhe kolektiv si në të kaluarën, duke theksuar mungesën e futbollistëve që mund të bëjnë diferencën në momente vendimtare, shkruan Indeksonline
“Ne nuk jemi më një skuadër e nivelit të lartë. Tani jemi thjesht një skuadër mesatare. Nuk kemi më lojtarë që bëjnë diferencën”, është shprehur Schweinsteiger.
Ish-mesfushori ka marrë si shembull edhe kundërshtaren e Gjermanisë, duke veçuar disa prej talenteve të Greqisë.
“Edhe Greqia ka Karetsas, Tzolis dhe Pavlidis. Për mua, ata janë lojtarë që bëjnë diferencën”, ka shtuar ai.

Lexo edheZhegrova ngushton rezultatin nga penaltia, Kosova 1-3 Austria
Schweinsteiger ka folur gjithashtu për të ardhmen e Gjermanisë dhe punën që pritet të bëjë Jürgen Klopp në drejtimin e ekipit.
“Shpresoj që Jürgen Klopp të arrijë të ndërtojë një skuadër që mund të luajë futbollin e Kloppit”, ka përfunduar legjenda gjermane.
/Indeksonline/














