back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaSportSchreuder i bashkohet stafit të Nagelsmann te Gjermania

Schreuder i bashkohet stafit të Nagelsmann te Gjermania

Të ngjajshme

Goditje për Barçën, Garcia mungon ndaj Newcastle

Eric Garcia do të mungojë në ndeshjen e sotme...

Gashi: Fyerjet ndaj Osmanit dëmtojnë vetëm Vetëvendosjen

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj sulmeve dhe kritikave...

Haxhiu pret në takim ambasadorin francez, flasin për raportet mes dy shteteve

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është takuar sot me...

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, do të ketë një ndihmë të njohur në misionin për Kupën e Botës. Holandezi Alfred Schreuder do t’i bashkohet menjëherë stafit teknik të përfaqësueses gjermane, siç njoftoi të martën Federata Gjermane e Futbollit.

Nagelsmann dhe Schreuder kanë bashkëpunuar më parë te TSG Hoffenheim në Bundesliga.

“E vlerësoj shumë Alfredin si trajner dhe si person. Me përvojën e tij ai është një pasuri e madhe për ekipin tonë teksa shikojmë drejt Kupës së Botës,” citohet Nagelsmann në një deklaratë të DFB-së. Schreuder, 53-vjeçar, pritet t’i japë më shumë hapësirë në rolin e tij trajnerit të standardeve Mads Buttgereit.

“E zgjodhëm si një ekspert shtesë në mënyrë që Mads Buttgereit të mund të fokusohet plotësisht te goditjet standarde gjatë stërvitjeve. Presim që situatat nga ndërprerjet të kenë një rol edhe më të madh në këtë Kupë Bote, prandaj duam t’u kushtojmë më shumë rëndësi gjatë përgatitjeve,” shpjegoi Nagelsmann.

Schreuder do të jetë pjesë e stafit që në ndeshjet miqësore të marsit kundër Zvicrës më 27 mars në Bazel dhe ndaj Ganës tri ditë më vonë në Shtutgart.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz