HomeLajmeSCAN Ride and Delivery zgjedh Auto Mita dhe Dacia Duster Hybrid për...

SCAN Ride and Delivery zgjedh Auto Mita dhe Dacia Duster Hybrid për projektin më të ri të taksive në Prishtinë

Të ngjajshme

Prishtina po hyn në një fazë të re të mobilitetit urban me lansimin e SCAN Ride, platformës moderne që lidh pasagjerët me shoferë përmes aplikacionit, duke sjellë një përvojë më të thjeshtë, më transparente dhe më të sigurt të transportit në kryeqytet.

Për projektin e ri të taksive në Prishtinë, SCAN Ride and Delivery ka zgjedhur Auto Mita dhe Dacia Duster Hybrid, duke ndërtuar një flotë të re me dhjetëra vetura moderne, efikase dhe të përshtatshme për nevojat e përditshme të qytetarëve.

Si partner i SCAN Ride, Auto Mita është krenare të mbështesë një nga inovacionet më të reja në sektorin e mobilitetit në Kosovë. Me flotën e re të veturave Dacia Duster Hybrid, SCAN Ride sjell për herë të parë një platformë moderne të transportit urban që kombinon teknologjinë e avancuar, shoferët e verifikuar, çmimet transparente dhe standardet evropiane të shërbimit.

Dacia Duster Hybrid vjen si zgjedhje praktike për këtë projekt, falë hapësirës, komoditetit, ekonomisë në konsum dhe përshtatshmërisë për lëvizje urbane. Kjo e bën flotën e SCAN Ride të gatshme për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve, duke ofruar udhëtime më të organizuara, më të sigurta dhe më të qasshme.

Me këtë bashkëpunim, Auto Mita dhe Dacia bëhen pjesë e një vizioni që synon ta modernizojë mënyrën se si lëvizet në Prishtinë. Rrugët e kryeqytetit tashmë po marrin një identitet të ri me veturat SCAN Ride, të cilat çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve.

Shkarko aplikacionin dhe provo përvojën e re të transportit urban:
www.scanapp-ks.com/app

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz