back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeSBASHK-u paralajmëron grevë në shtator

SBASHK-u paralajmëron grevë në shtator

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Makovc të Prishtinës

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin...

Rubin: Organet e OKB-së shpesh nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, u pyet në...

Përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) kanë bërë të ditur se nëse nuk plotësohen tri pikat e kontratës, siç janë sigurimi i shujtës prej 2 eurosh, heqja e shpenzimeve të transportit për mësimdhënësit dhe sigurimin e tri pagave për ata të cilët pensionohen, atëherë gjatë muajit shtator do të hyjnë në grevë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Kanë mbetur vetëm edhe dy javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, por edhe këtë vit, ashtu edhe sikurse viteve tjera, përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) kanë paralajmëruar grevë.

Sipas tyre, nëse nuk plotësohen tri pikat e kontratës, siç janë sigurimi i shujtës prej 2 eurosh, heqja e shpenzimeve të transportit për mësimdhënësit dhe sigurimin e tri pagave për ata të cilët pensionohen, atëherë gjatë muajit shtator do të hyjnë në grevë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, thotë së për realizimin e këtyre pikave përgjegjëse janë komunat e vendit, ndërsa paralajmëron se nëse nuk realizohen atëherë jo vetëm që do të këtë greva gjatë muajit shtatorit, por paralajmëron edhe masa të tjera më radikale.

“Sipas situatës që kemi momentalisht shtatori mund të sjellë greva, por edhe me masa të tjera të cilat i ka SBASHK-u në bazë të statusit. Kjo ka të bëjë me institucionet lokale, me komunat e Kosovës, të cilat as në kontratën e kaluar e as me kontratën e re nuk është duke i përmbushur detyra që i kanë siç janë: pagesa për udhëtim për mësimdhënësit që udhëtojnë, pastaj shujta në vlerë prej 2 eurosh për mësimdhënësit, si dhe sigurimi i tri rrogave sublimentare, tri paga me rastin e pensionimit të mësimdhënësve. Ne ju kemi dërguar me shkrim një kërkesë që të respektojnë kontratën ose të bisedojnë të gjitha palët dhe të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje. Deri më tash ne nuk kemi marrë as një përgjigje nga institucionet për këtë shqetësim tonin”, ka thënë Jashari për gazetën “Zëri”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz