Samsung është duke punuar në Galaxy S8 Mini me ekran 5.3 inç dhe Snapdragon 821
dp

Lexo edheMicrosoft konfirmon ristrukturimin, nuk ka largime masive nga puna

As Galaxy S6-ta e as Galaxy S7-ta nuk patën shansin të kishin një “vëlla” të vogël por sipas mediave Koreane, Samsung është duke punuar në një version mini të Galaxy S8-ës.
Ky telefon pritet të debutojë së shpejti në Korenë e Jugut. Sipas raporteve, telefoni do të ketë ekran 5.3 inç por me ndjesinë e një telefoni 4.7 inç falë skajeve të ngushta.
Në mesin e specifikave të tjera pritet të jenë procesori Snapdragon 821 (jo 835) shoqëruar nga 4GB RAM dhe 32GB memorje të brendshme. Gjithashtu mendohet se skaneri i Irisit nuk do të mungojë.

Lexo edheMicrosoft konfirmon ristrukturimin, nuk ka largime masive nga puna
Nëse këto detaje me të vërtetë do ti përkasin telefonit, atëherë ky do të ishte versioni mini më afër statusit “flagship.” /PCWorld Albanian