BallinaRegjionaleSkenderajSami Lushtaku: S’kemi vota për Vjosa Osmanin presidente

Sami Lushtaku: S’kemi vota për Vjosa Osmanin presidente

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Koalicionet e mundshme për ndërtimin e qeverisë, dhe zgjedhja e presidentit janë dy temat kryesore aktuale në politikën kosovare.

Partia Demokratike e Kosovës e cila ka dalë parti e dytë në vend ka bërë të qartë se do të mbetet në opozitë.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar nënkryetarin e PDK-së, Sami Lushtaku, i cili ka thënë se ai personalisht është kundër një bashkëpunimi me partinë e Kurtit.

“Unë nuk kisha bo me Albin Kurtin, mendimi jem është ‘JO’ një herë me Albin Kurtin. Po foli për këtë mandat, çka ndodh tutje nuk e di”, ka thënë Lushtaku për Reporteri.net.

I pyetur nëse PDK ka vota për Vjosa Osmanin presidente, ai ka thënë shkurt “JO”.

Kurse për mundësinë që të votojnë Ramush Haradinajn për president, Lushtaku ka deklaruar “nuk e di”.

Më tej Lushtaku ka bërë të ditur se partia do të mblidhet pas ceritfikimit të rezultateve për të diskutuar të gjitha këto çështje.

Kujtojmë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, vazhdimisht thotë se nuk do të bëjë koalicion qeverisës me ndonjë nga partitë politike shqiptare, pasi ka bërë koalicion parazgjedhor me Listën e Vjosa Osmanit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz