Sami Lushtaku, përkulet para dëshmorëve të Skenderajt (FOTO)
Isha kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku së bashku me deputet dhe asambleist të PDK-së ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, dhe tek varrezat e tjera të dëshmorëve të Skenderajt, transmeton Drenica Press.
Me këtë rast Sami Lushtaku tha se sot, kur po shënojmë 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, së bashku me bashkëluftëtarë e me strukturat e Degës së PDK-së në Skenderaj, bëmë homazhe para bustit të Komandantit Legjendar Adem Jashari në Skenderaj, në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari”, në Kullën e Ilaz Kodrës në Prekaz dhe varrezat e dëshmorëve në Polac.
Liria dhe pavarësia e Kosovës, i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve të cilët për breza më radhë kanë dhënë jetën për liri e pavarësi. Kjo sakrificë kulmoi me flijimin më të madh e më heroik të familjes Jashari. Është obligim moral e atdhetar, që të përkujtojmë të rënët për liri dhe pavarësi dhe të dërgojmë amanetin e tyre në vend, duke punuar më përgjegjësi dhe dinjitet për një Kosovë më të mirë.
Në këtë dekadë pavarësi, sfida më e madhe ka qenë shtetndërtimi mbi bazë të parimit të respektimit të drejtave të njeriut, qeverisjes demokratike, forcimit të rendit dhe ligjit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Na mbetet ende punë e madhe për ta bërë Kosovën shtet të fuqishëm, por së bashku mund të bëjmë shumë më shumë.

Lexo edheChelsea me lehtësi kalon tutje në FA Cup
Urime 10-vjetori i pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve!
















