Tash më shumë së një muaj pas lirimit të Sami Lushtaku nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli, ai nuk është paraqitur më në skenën politike.
Lushtaku është duke pushuar pas qëndrimit katër mujor në burg dhe ende nuk e ka ndarë mendjen se a do të rikandidojnë edhe për një mandat në Skenderaj.
“Hale nuk e kam nda mendjen edhe pse kam mbështetjen e partisë dhe kryetarit”, ka thënë Lushtaku për lajmi.net.
Lushtaku ka thënë, se nuk ka dëshirë të rikandidoj edhe një herë për këtë komunë, por thotë se i ka borxh qytetarëve dhe ndoshta kjo e bënë që t’i merr frenat e komunës përsëri.
“Realisht, pasi katër vite kom qëndruar në burg dhe nuk kom pas rast me qeverisë Komunën e Skenderajt. I falënderoj shumë zëvendësin edhe gjithë stafin tim në komunë për punë e shkëlqyeshme që e kanë bërë”, është shprehur ai.
“Borxh i kam qytetarëve por unë nuk e kam qefin me qeverisë edhe një herë”, tha ai, mirëpo Lushtaku la mundësin e hapur, “nuk do të thotë se nuk do të ndodh prapë”. /Lajmi.net/

