Mbrëmë është zhvilluar dueli final në mes të Dritës së Gjilanit dhe KV Skenderajt, të cilin takim e kanë fituar vendasit nga Gjilani, shkruan Drenicapress.info.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ka mbështrur skuadrën e qytetit të tij.
“Mbrëmë kam qenë i pranishëm në palestrën e sporteve në Gjilan për të përcjellur ndeshjen e tretë finale të play-offit në konkurencën e femrave, ndërmejt ekipit KV Drita nga Gjilani dhe KV Skenderaj, ndeshje e cila përcaktoi fituesin e kampionatit. Palestra ka qenë e stërmbushur me të dy tifozëritë duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme sportive”, ka thënë Lushtaku.
Ai është pritur me duartrokitje edhe nga tifozët e shumtë gjilanas.
I përgëzoj të dyja ekipet për sukseset e treguara në volejbollin kosovar viteve të fundit, ndërsa uroj ekipin gjilanas për fitoren e kampionatit si dhe falenderoj tifozërinë vendase për pritjen e ngrohtë që më kanë bërë.
Sporti kosovar tashmë ka dyert e hapura edhe për garat ndërkombëtare pothuajse në të gjitha sportet. Uroj që të shtohet cilësia dhe konkurrenca e sportit kosovar më qëllim që djemtë dhe vajzat tona të na përfaqësojnë denjësisht edhe në arenën ndërkomëtare”, ka shtuar Lushtaku./Drenicapress.info