back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaRegjionaleSami Lushtaku: Investimet në Çirezit janë më se të merituara (Foto)

Sami Lushtaku: Investimet në Çirezit janë më se të merituara (Foto)

Të ngjajshme

Livia “zbulohet” pa filtra, fotoja origjinale tregon një pamje krejt tjetër

Livia Brunga vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes...

Abdixhiku nga Zvicra: Të fala nga mërgata e Lidhjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Me këmbë përpjetë, Egli jep lajmin e madh

Moderatorja shqiptare Egli Tako, ka ndarë disa fotografi mjaftë...

Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën atdheun mbi jetën

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar  27-vjetorin e rënies heroike...

Sot Komuna e Skenderajt ka filluar realizimin e projektit të kanalizimit fekal për fshatrat e Bashkësisë Lokale të Çirezit. Në nisjen e punimeve në këtë projekt shumë të rëndësishëm për banorët e kësaj ane, ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku i shoqëruar nga Nënkryetari Nura, Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Image may contain: one or more people, people standing, sky, outdoor and nature

Më rastin e fillimit të punimeve në këtë projekt z. Lushtaku ka deklaruar se ndjehet shumë i kënaqur me fillimin e punimeve në rrjetin e kanalizimit për fshatrat Çirez, Baks, Kozhicë, Krasmiroc, Krasaliq dhe Prelloc, që gravitojnë në Bashkësinë Lokale të Çirezit.

Lushtaku është shprehuri i kënaqur edhe me mundësinë e investimit të Komunës së Skenderajt në këtë projekt, i cili ndikon ndjeshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj ane. Sipas tij, investimet në projekte të tilla janë të nevojshme dhe më se të merituara për banorët e kësaj ane, pasi ata në vazhdimësi i kanë kontribuar lirisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Image may contain: mountain, outdoor and nature

Projekti i filluar sot në Bashkësinë Lokale të Çirezit është në vazhdën e investimeve që po bënë Komuna e Skenderajt në rrjetet e kanalizimeve. Ditë më parë një projekt i ngjajshëm ka filluar të realizohet në fshatrat Kuçicë dhe Klinë e Epërme, ndërsa në ditët në vijim do të fillojnë se realizuari projektet e kanlizimeve edhe në Bashkësitë Lokale të Likocit dhe Klladërnicës.

Komuna e Skenderajt tashmë është në përfundim të asfaltimit të rrugëve të lagjeve, duke zhvendosur fokusin e investimeve në projekte të ujësjellësve dhe kanalizimeve në fshatrat e Komunës së Skenderajt. /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz