Sami Lushtaku: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit nuk ishte befasi
BILLI

Lexo edheIsh-zëdhënësi i Tribunalit të Hagës: Specialja me veprim skandaloz dhe jashtë çdo praktike të drejtësisë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku ka thënë se lajmi për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit është për keqardhje.
“Për mua dhe ushtarët e UÇK-së nuk është diçka që nuk e kemi pritur përderisa vetë Kuvendi i Kosovës e ka votuar këtë gjykatë. Për ne nuk është ndonjë befasi”, tha ai.
Lushtaku mendon se kjo aktakuzë është komplet politike dhe lidhet me mosmarrëveshjet që kanë SHBA dhe BE.

Lexo edheIsh-zëdhënësi i Tribunalit të Hagës: Specialja me veprim skandaloz dhe jashtë çdo praktike të drejtësisë
“Më vjen keq për të gjithë ata që u është ngritur aktakuza dhe shpresojë se sa më shpejtë të dalin të pastër”, tha ai për Dukagjinin.
Ish-kryetari i Skenderajt thotë se nuk beson që Presidenti Thaçi ka arsye për të dhënë dorëheqje.