back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeSami Kurteshi kërkon de-akreditimin e RTS-së dhe Tanjug-ut për gjuhë urrejtjeje dhe...

Sami Kurteshi kërkon de-akreditimin e RTS-së dhe Tanjug-ut për gjuhë urrejtjeje dhe dezinformim

Të ngjajshme

Përditësohen të dhënat – Deri në orën 13:00, votuan 13.44% e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e fundit...

Si u votua në burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz?

Edhe të burgosurit në “Dyz”, po ushtrojnë të drejtën...

Voton ish-presidentja Atifete Jahjaga

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka ushtruar të drejtën e saj...

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka reaguar ndaj sjelljes së mediave serbe dhe përfaqësuesve të Listës Serbe në veri të vendit.

Kurteshi ka kërkuar de-akreditimin e RTS-së dhe Tanjug-ut, duke i akuzuar për përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe përhapje të dezinformatave gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Kërkoj të de-akreditohen RTS-ja dhe Tanjug-u, pikërisht për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit që po bëjnë sot në këto zgjedhje”, ka deklaruar Kurteshi.

Kërkesa e tij është përkrahur edhe nga Alban Krasniqi, po ashtu anëtar i VV-se në KQZ>

Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga terreni kanë pranuar informata korrekte, sipas të cilave në veri të vendit disa votues po tentojnë të votojnë me dokumente serbe dhe të falsifikuara të identifikimit, duke vënë në lajthitje komisionerët zgjedhorë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz