back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeSali Berisha shpërthen në akuza për Edi Ramën pas takimit me Vjosa...

Sali Berisha shpërthen në akuza për Edi Ramën pas takimit me Vjosa Osmanin

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

U.d e Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Tiranë u takua sot edhe me ish-Presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Pas këtij takimi ka folur për media ish-presidenti Berisha. Ai ka treguar për çka kanë diskutuar me Vjosa Osmanin.

“Diskutuam për problemet me të cilat përballen dy vendet sot, e falënderova zonjën president për çështjet e mëdha që ngriti në fjalën e saj në parlamentin shqiptar. Mohimi nga ana e zografit të gjenocidit serb përbën një akt flagrant armiqësor të kombit shqiptar Zonja presidente foli në parlament në emër të mbarë shqiptarëve”, tha ai.

“Përpjekja që u bë për shpërbërjen e Kosovës për copëtimin e saj midis Vuciqit këti serbo madhi që është absolutisht një replike e Millosheviqit por jo me ideologji komuniste dhe Edi Ramës këtij zografi që s’ka interesa shqiptare denoncimi i këtij akti është i një rëndësie historike që të mos mund të përsëritet më. Trau në rrugën e kombit është një akt armiqësor i tij ndaj veriut dhe Kosovës. Shqiptarët duhet ta dinë se jo tani po që në vitin 2013-të fal asaj rruge qytetarët e Kosovës kontribuonin me 320 milionë euro në prodhimin e brendshëm të Shqipërisë”, ka thënë Berisha.

“Diskutuam për përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme dinjitoze, kundër çdo projekti që cenon dhe dhunon integritetin e vendeve tona dhe rrugën evropiane të tyre”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz