BallinaLajmeI burgosuri që vdiq sot ishte i dënuar me 13 vjet burgim...

I burgosuri që vdiq sot ishte i dënuar me 13 vjet burgim për vrasje të rëndë

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Një i burgosur i moshës 69-vjeçare ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Pejës. Ai po mbahej në burg që nga 17 nëntori i vitit 2017, raporton Express.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një njoftimi drejtuar mediave.

SHKK’ja ka bërë me dije se i burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në Stacionarin Shëndetësor të qendrës.

“Nga data 03.12.2020 me rekomandim të mjekut të qendrës është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.

Express merr vesh se 69-vjeçari ka qenë në vuajte të dënimit për vrasje të rëndë dhe se ka qenë i dënuar me 13 vite e 25 ditë burgim.

E për shkak të gjendjes së tij të rëndë, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës i kanë thënë Expressit se kishin bërë kërkesë për pezullim të dënimit më 9 dhjetor të këtij viti.

“Për të njëjtin kemi bërë kërkesë për pezullim të denimit me datë 09.12.2020 dhe po ashtu me datën 14.12.2020 kemi bërë një njoftim shtesë kësaj gjykate”, kanë deklaruar nga SHKK’ja./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz