BallinaShqiptareSali Berisha rimerr drejtimin e PD-së pas 9 vitesh

Sali Berisha rimerr drejtimin e PD-së pas 9 vitesh

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike pas 9 vitesh.

Në zgjedhjet e mbajtura më 22 maj, ish-kryeministri mori gati 99% të votave në të gjitha degët e partisë, duke mundur kështu kandidatin tjetër dhe të vetmin, Ibsen Elezi, në një garë rezultati i së cilës nuk ishte aspak surprizë.

Abc News.al, bën me dije se ish-kryeministri pas përfundimit të numërimit është nisur drejt selisë blu. Simpatizantë të shumtë po presin mbërritjen e Berishës, i cili në një deklaratë për mediet pritet të shpallë fitoren.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe u mbyll në orën 20:00, dy orë më vonë nga orari i parashikuar për shkak të kërkesave të larta në degë.

Sali Berisha filloi betejën për të rimarrë PD-në në shtator të vitit 2021, pas vendimit të kryetarit të PD aso kohe Lulzim Basha për ta pezulluar nga Grupi Parlamentar.

Pas shpalljes “non grata” nga DASH, Lulzim Basha vendosi që më 9 shtator, 1 ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar të pezullonte Berishën nga Grupi i PD-së.

Megjithatë do të jetë Gjykata e Apelit ajo që do të thotë fjalën e fundit, pasi “vula” e partisë ndodhet ende në Apel. Nëse gjyqtarja Blerina Muça do të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit, atëherë Berisha do të jetë kryetar legjitim i PD-së

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz