Sali Berisha rikonfirmohet kryetar i PD’së, fiton ‘‘garën’’ brenda partisë me gati 40 mijë vota
dp

Lexo edheAlarmon politikani shqiptar i CDU-së: Fletëvotimet e diasporës s’kanë fare shirit sigurie (Pamje)

Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike, me 37 341 vota “pro” ose 96%, duke fituar kështu referendumin pa asnjë diskutim.
Në një deklaratë për mediat, Kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) në PD Albana Vokshi theksoi se procesi ishte procesi ishte transparent i rregullt dhe i qetë.
“Përmes një procesit transparent, të rregullt të qetë dhe me një pjesëmarrje masive. Nga përpunimi i të dhënave paraprake, 77 degët e PD, numri total i votave të numëruara është 39 441. Pra rreth 40 mijë. Vota të vlefshme, 38 902. Vota pro kryetarit Sali Berisha 37 341”, tha Vokshi.

Lexo edheAlarmon politikani shqiptar i CDU-së: Fletëvotimet e diasporës s’kanë fare shirit sigurie (Pamje)
Vota kundër Berishës kanë rezultuar 1,055 dhe abstenim 506 vota.