BallinaLajmeSali Berisha, këto protesta janë paralajmërim për Ramën: Ky është vetëm fillimi

Sali Berisha, këto protesta janë paralajmërim për Ramën: Ky është vetëm fillimi

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e ditës së sotme kundër taksës për rrugën e Kombit, është vetëm fillimi.

Duke publikuar dy video të përleshjes së protestuesve dhe policisë, Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta mbështesin, siç e quan ai, revoltë popullore.

“Pamje nga mosbindja civile kunder ‘plaçkes Rama’ ne Rrugen e Kombit.

Ju bej thirrje qytetareve te mbeshtesin revolten popullore kunder taksave absurde. Edivn, ky eshte vetem fillimi! Sb Populli i thote JO ‘plaçkes Rama’!

Protesta te fuqishme kunder ‘plaçkes Rama’ ne Rrugen e Kombit, dhune e turpshme policore ndaj protesuesve, shume qytetare te plagosur. Sb”, -shkruan Berisha.

Në një prononcim për News24, Berisha u shpreh se Rama udhëhiqet nga urrejtje kombëtare, ndërsa I ka bërë thirrje të ndërpresë dhunën policore.

“I bëj thirrje qytetarëve të Kukësit, Hasit, të hedhin në një anë zgjedhën e taksave, që një njeri pa shpirt, i cili ka konsideratat më të ulëta për njerëzit e thjeshtë si tregoi rastin e fundit në parlament, i lejon vetes të përdorë çdo masë represive ndaj qytetarëve.

Rruga e Kombit është Rruga e Kombit dhe s’është as e Ramës as e klikës në pushtet. Ajo ka një mision të madh bashkimin e një kombi. “Placka” Rama është një akt i mirëfilltë antikombëtar me të cilën qytetarët s’duhet të pajtohen kurrë.

Rama udhëhiqet nga urrejtje kombëtare, i bëj thirrje të ndërpresë dhunën policore dhe të dijë mirë se ky është vetëm fillimi”, -tha Berisha. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz