Sakrifikoi jetën kundër grabitësve, ndërron jetë 53-vjeçari Agur Vrenozi
BILLI
Lexo edheNjoftim me rëndësi për të gjithë ata që kanë fëmijë jetim
U plagos rëndë me plumb në kokë gjatë grabitjes në pikën e Exchange në Fier, Agur Vrenozi, 53-vjeç, humbi jetën mëngjesin e kësaj të shtune në Spitalin e Traumës.
Ai ndërhyri në momentin kur tre persona të armatosur grabitën një pikë “Exchange”, biznes i cili ndodhej në ndërtesën e dhënë me qira nga 53-vjeçari.
Gjatë përleshjes, grabitësit plagosën me kallashnikov edhe pronarin e Exchange, Gëzim Hoxha, 64-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Lexo edheNjoftim me rëndësi për të gjithë ata që kanë fëmijë jetim
Për ngjarjen e rëndë u arrestuan tre persona, Zini Fyraj 37 vjeç, banues në Sevaster Vlorë me precedent, Lulëzim Demiraj banues në Vajzë Vlorë dhe Dashamir Gergali 41 vjeç, banues në Zhupan Fier.
Autorët, dy janë futur brenda në pikën e këmbimit duke u përleshur me pronarin, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t’u larguar.