back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeSadiki: Naim Tërnava e zgjodhi modelin e xhamisë para shpalljes së konkursit

Sadiki: Naim Tërnava e zgjodhi modelin e xhamisë para shpalljes së konkursit

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Një arkitekt i cili kishte bërë projekt për xhaminë qendrore në Prishtinë, ka thënë në emisionin “Ju Flet Prishtina” në Klan Kosova, se konkursi që ishte organizuar për këtë gjë ishte krejtësisht formal.

Sipas Arbër Sadiki, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, kishte vendosur kush fiton shumë kohë më parë. Për më tepër, shton se lajmi për këtë fillimisht ishte bërë i ditur në Turqi.

“Konkursi është shpallur në vitin 2012 në dhjetor, ndërsa Myftiu Naim Tërnava kishte dhënë një intervistë një muaj më herët në një media turke, Anadolu Agency, ku e përshkruante në detaje se si do të duket projekti me katër minaret dhe detaje të tjera që janë identike me modelin që më pas është përzgjedhur”, ka thënë Sadiki. “Shtrohet pyetja përse të mbahet konkursi arkitektonik, kur qenka vendosur më herët projekti”.

Arkitekti ka pasur edhe pakënaqësi të tjera sa i përket modelit të xhamisë, për të cilën ka thënë se i takon stilit të shekullit XVI, ndërsa në projekt është kërkuar një projekt bashkëkohor.

“Stili, kupolat, stili i minares janë pothuajse identike me shumicën e xhamive në Turqi. Jam kundër këtij modeli. Aty janë së paku 30 projekte që me sytë mbyllur t’i zgjedhësh i plotësojnë kushtet”, shton ai. /Klan Kosova/

Të Fundit

Sport

ShowBiz