Ikona e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka ardhur para publikut me projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Shoqëria”.
Kënga është publikuar së fundmi dhe sjell një mesazh të veçantë për vlerën e shoqërisë, miqësisë dhe njerëzve që qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në momentet më të rëndësishme të jetës, shkruan Indeksonline.
Me interpretimin e tij karakteristik dhe tekstin plot emocion, Sabriu edhe një herë dëshmon pse vazhdon të mbetet një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar.
“Shoqëria” vjen e shoqëruar edhe me videoklip, i cili pasqyron frymën dhe mesazhin e këngës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave./Indeksonline/