BallinaLajmeSabiha Shala: Vetëpunësimi, sektor i rëndësishëm i mirëqenies 

Sabiha Shala: Vetëpunësimi, sektor i rëndësishëm i mirëqenies 

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Pejës, Prof. Dr. Sabiha Shala, në kuadër të informimit dhe krijimit të platformës ekonomike, ka takuar biznese të krijuara nga iniciativat individuale, të vetëpunësimit.

Në një nga këto vizita, Znj. Shala ka qëndruar dhe bashkëbiseduar në biznesin e sektorit të vetëpunësimit, rrobaqepësia “Nora”, me pronare Sheqere Asllanin.

“Vetëpunësimi është sektor i rëndësishëm dhe burim i fuqishëm i mirëqenies për shumë familje në vendin tonë. Krijimi i vendeve të reja të punës, te vetëpunësimi gjen hapësirë të madhe por do mbështetje dhe platformë të mirëfilltë zhvillimore që i jep krah këtij sektori, duke e motivuar, subvencionuar dhe duke ia lehtësuar veprimtarinë”, theksoi Sabiha Shala.

Znj. Sheqere Asllani theksoi se pavarësisht vështirësive, ajo ka arritur të krijojë mirëqenie për familjen dhe duke krijuar vende të reja të punës. Ajo theksoi se nëse do të kishte përkrahje institucionale, biznesi i saj edhe do të rritej edhe do të ishte më konkurrent në tregun vendor dhe më gjerë.

Znj. Sabiha Shala, në këtë takim informues theksoi se në platformën qeverisëse, stimulimi, motivimi dhe subvencionimi, si dhe lehtësimi i kushteve për të bërë biznes, do të jenë kapitulli më i rëndësishëm i programit të saj për mandatin e ardhshëm për komunën e Pejës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz