Sa zgjasin paslëkundjet, ja çfarë ndodhi në Kaliforni

Dy tërmete tronditën Ridgecrestin në Kaliforni këtë vit: njëri në 4 korrik (i magnitudës 6.4), dhe tjetri ditën pasuese, në 5 korrik.
Ky i fundit ishte edhe më i fuqishëm, 7.1. Shkundjet e tij u ndjenë në pothuajse të gjithë jugun e Kalifornisë, në disa pjesë të Arizonës e Nevadës, në zonën e gjirit të San Franciskos, Sacramento e deri në Baja California, në Meksikë.
Gati 20 milionë njerëz e ndjenë tërmetin e parë, e 30 milionë të dytin. Por pavarësisht forcës së tyre të madhe, këto tërmetet nuk shkaktuan veçse një të vdekur e 25 të plagosur, 20 në ditën e parë, dhe pesë në të dytën. Ndërkohë, një tërmet I të njëjtës magnitudë, 7.1 në 2017-tën në Meksikë, shkaktoi 370 të vdekur e mbi 6.000 të plagosur. Ajo lëkundje mësohet të ketë zgjatur për 20 sekonda.

Lexo edheInteresante: Deputeti italian propozon martesë gjatë debatit në parlament
Vetëm dy orë përpara se ai të godiste, vendi kishte përkujtuar përmes ceremonish të shumta tërmetin shkatërrimtar të 1985-sës, i cili vrau 10.000 persona. Los Angeles Times citonte atëherë përfundimet e një raporti, ku thuhej se me dhjetëra ndërtesa u shembën brenda pak sekondash duke mos I lënë njerëzve kohë të dalin. Ekspertët që bënë më pas verifikimet, zbuluan se godinat e shembura kishin probleme ndërtimi dhe ishin cilësuar nga inspektorët si të banueshme, në një kohë kur nuk ishin aspak të tilla. Shembjen e ndërtesave në tërmetin e 2017-tës në Meksikë, e shkaktoi korrupsioni, thuhej në artikull.














