Sa vota morën kandidatët e tanishëm për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2014 (SHIFRA)
BILLI·
Tashmë dihen të nominuarit për kryeministër të katër subjekteve më të madhe politike në vend: Kadri Veseli nga PDK, Avdullah Hoti nga LDK, Albin Kurti nga Vetëvendosje dhe Ramush Haradinaj nga AAK-Nisma.
Këta kandidatë kanë garuar për deputetë edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014.
Në këto zgjedhje, kryetar i PDK-së, Kadri Veseli që në atë kohë ishte zëvendëskryetar i kësaj partie pati marr 54.872 vota, shkruan lajmi.net.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në zgjedhjet e vitit 2014 pati marr vetëm 10.887 vota.
Lexo edheLDK-AKR arrijnë marrëveshje për koalicionin
Kurse, Albin Kurti i Vetëvendosjes pati marr 63.602.
Ndërkohë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në këto zgjedhje u votuar nga 50.388 qytetarë./Lajmi.net/














