BallinaLajmeSa kushton mjekimi i Covid në kushte shtëpie, mjeku: Kur duhet të...

Sa kushton mjekimi i Covid në kushte shtëpie, mjeku: Kur duhet të përdoret antibiotiku

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Rreth 20 mijë persona të prekur nga koronavirusi janë trajtuar nga mjeku i familjes që prej nisjes së pandemisë e deri më sot.

Por kurimi i Covid-19 në banesë ka një kosto shpesh të papërballueshme për qytetarët.

“Një kurë nga momenti i parë deri në përmirësim shkon nga 70 mijë deri në 100 mijë Lekë të reja (800 euro), analiza, skaner, dhe vitamin terapia është e kushtueshme sepse mjekimi shkon deri në 30 ditë”.

Veç pacientëve, në vështirësi janë ndjerë edhe mjekët. Shkak është bërë mungesa për një kohë të gjatë e protokolleve të mjekimit.

“Vështirësi shumë të mëdha sa i përket trajtimit të pandemisë, kemi kaq kohë që kanë munguar udhëzuesit klinikë. Nuk mund të trajtosh njëlloj një vetëm me Covid dhe një me probleme të tjera. Nuk ka patur udhëzime të qarta”.

Gecaj pohon se shifrat e pacientëve që trajtohen nga mjeku i familjes janë shumë më të larta pasi një pjesë nuk bëjnë tampon, por të gjithë janë asistuar nga mjeku.

“Në 95 % të rasteve e kanë marrë shërbimin me vizitë ose ne kemi shkuar në banesë, ose kanë ardhur me analiza laboratori dhe imazherike”.

Sa i takon debatit nëse duhet apo jo antibiotik, Gecaj thotë se ai është përdorur vetëm në rastet kur koronavirusit i është mbivendosur bronkopneumonia apo sëmundje tjetër bakteriale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz