Sa kushton fustani që Kujta&Meri dizajnuan për Beyonce-n
03

Lexo edheBeyonce duket spektakolare në fustanin e Kujta&Meri në fotot më të reja

Kujta dhe Meri, dizajnerët shqiptarë që realizuan fustanin që Beyonce veshi për ditëlindjen e 50 të Diddy, folën për herë të parë pas bujës së jashtëzakonshme që pati lajmi.
Në një prononcim për Klan Kosovën, ata zbuluan se u kontaktuan nga stafi i këngëtares përmes emailit.
Për të realizuar fustanin u deshën tre ditë punë pa pushim.
“Kisha një barrë të madhe. Liritë i kisha maksimalisht, por doja që me veshjen të godisja dhe të sillja një fenomen. Doja të mos zhgënjehej ajo dhe veshja të përdorej,” thotë Kujta.

Lexo edheBeyonce duket spektakolare në fustanin e Kujta&Meri në fotot më të reja
Ai model ekzakt i fustanit nuk mund të blihet, sepse dy të mbeturit, çifti do t’i ruajë për vajzat e veta.
Por, një version i ngjashëm shitet në dyqanin e brandit Kujta & Meri në Milano. Çmimi? Rreth 6000 euro.