back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeSa ishte dhe sa do të jetë fatura e rrymës, qeveria tregon...

Sa ishte dhe sa do të jetë fatura e rrymës, qeveria tregon shembuj, e përfshin edhe subvencionimin e saj

Të ngjajshme

Araujo në gjendje të rënduar psikologjike, mund të mos luaj më për Barcelonën

Mbrojtësi uruguajan, Ronald Araujo po kalon një kohë krize...

Aksident në Leshan të Pejës, tre persona të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti...

Shkundet Japonia, pamjet tronditëse që pushtuan rrjetin nga tërmeti me 7.6 ballë

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë goditi...

Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës

Kolegji i Gjykatës Supreme, njofton se ka refuzuar si...

Qeveria e Kosovës ka krahasuar faturat e deritashme me ato që do të vijnë pas hyrjes në fuqi të tarifave të reja të energjisë elektrike që u miratuan dje nga ZRrE.

Në bazë të infografikës së publikuar nga ekzekutivi, ku është përfshirë edhe subvencionimi i Qeverisë, konsumatorëve që kanë shpenzuar 850 kWh energji elektrike, e që deri tash iu ka ardhur fatura 49.67 euro, me tarifat e reja do t’ju vijë fatura 52.19 euro.

Atyre që kanë harxhuar 1000 kWh e që ju ka ardhur fatura 58.10 euro, tash do t’ju vijë 68.18 centë.

Ndërsa ata që kanë shpenzuar 1200 kWh e që kanë paguar 69.35 euro, tash do të paguajnë 89.51 euro.

Për konsum deri në 800 kWh, nuk do të ketë rritje. Në rastin e konsumit 850 kWh, duke llogaritur një raport mesatar 60% të tarifës së lartë (A1) dhe 40% asaj të ulët (A2), dallimi në mes të faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë minimal. Nga 49.67 euro në 52.19 euro. Pra, një rritje prej rreth 5%.

Në rast të konsumit 1000 kWh, duke llogaritur sërish një raport mesatar 60:40 të tarifës së lartë (A1) dhe asaj të ulët (A2), dallimi në mes të faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë rreth 17% apo rreth 10 euro. Nga 58.10 euro në 68.18 euro.

Ndërkaq, në rast të konsumit të 1200 kWh në muaj, duke llogaritur përsëri një raport 60:40 të tarifës së lartë (A1) dhe asaj të ulët (A2), dallimi në mes faturës së vjetër dhe asaj të është pak më i lartë. Nga 69.35 euro në 89.51 euro. Një rritje prej rreth 29% apo rreth 20 euro”, thuhet në postimin e Qeverisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz