back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeSa është i pasur kryespiuni i ri i Kosovës? (Dokument)

Sa është i pasur kryespiuni i ri i Kosovës? (Dokument)

Të ngjajshme

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që...

​Ndërgjegjësimi për privatësinë konsiderohet të jetë në nivel jo të kënaqshëm

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel...

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit...

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Shefi i ri i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë(AKI), Kreshnik Gashi, të cilin e ka dekretuar sot presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruar mbi 400 mijë euro patundshmëri, si dhe rreth 30 mijë euro para të gatshme në bankat komerciale në vend, raporton portali “Front Online”.

Në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2019 Gashi ka deklaruar pagë vjetore neto mbi 20 mijë euro nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elekronike dhe Postare (ARKEP), përderisa paga vjetore e bashkëshortes së tij nga Policia e Kosovës është mbi 8000 euro.

Bashkëshortja e Gashit ka një kompani “Crossroads” nga e cila siguron të hyra vjetore prej 4250 euro, shkruan “Front Online”.

Përveç Kreshnik Gashit, presidenti i Kosovës sot ka dekretuar edhe Burim Ramadanin, zëvendësministër në dorëheqje të Mbrojtes, si inspektor i përgjithshëm i AKI-së.

Edhe ky i fundit ka deklaruar mbi 400 mijë euro patundshmëri, rreth 50 mijë euro depozita familjare.

Pas emërimit të Gashit dhe Ramadanit në krye të AKI-së kanë reaguar zyrtarë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, duke e vlerësuar si “kapje” të këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë nga PDK-ja dhe AAK-ja, pasi që Gashi ka qenë sekretar i Ministrisë së Jashtme gjatë mandatit sa Hashim Thaçi ishte shef i diplomacisë, ndërsa Ramadani në zgjedhjet e 6 tetorit ka qenë në listën për deputet të koalicionit AAK-PSD.

Të Fundit

Sport

ShowBiz