back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmeRyshfet për njehsorin elektrik – Prokuroria kërkon paraburgim për dy zyrtarë të...

Ryshfet për njehsorin elektrik – Prokuroria kërkon paraburgim për dy zyrtarë të KEDS-it

Të ngjajshme

Koulibaly kërkon lirimin e tifozëve të Senegalit që u arrestuan në finalen ndaj Marokut

Kapiteni i Senegalit, Kalidou Koulibaly, ka kërkuar lirimin e...

Ish-partnerja e Mateos drejt “BBVA”? Një postim ndez rrjetin

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi lajmi se...

Lindja e Mesm: Njerëzit strehohen nga sulmet

Në të gjithë Lindjen e Mesme, njerëzit kanë kërkuar...

Granit Xhaka rikthehet titullar te Sunderland

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, është rikthyer në...

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, B.B. nga Prishtina dhe E.K. nga Obiliqi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit në sektorin privat.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 25 shkurt 2026, rreth orës 14:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, përkatësisht në ambientet e KEDS, të pandehurit në cilësinë e zyrtarëve përgjegjës – njëri koordinator i njësisë së kontrollit në Departamentin për humbje të energjisë elektrike dhe tjetri ushtrues detyre i koordinatorit për lidhje të reja – i kanë kërkuar 400 euro një qytetari.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohet se i kanë premtuar të dëmtuarit se njehsori elektrik do t’i vendosej brenda një jave në lokalin e tij, ndërsa në të kundërtën do të duhej të priste pesë deri në gjashtë muaj. Po ashtu, shuma e kërkuar dyshohet se do të ndahej mes katër personave.

Pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, të dyshuarit janë kapur në flagrancë dhe arrestuar nga Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, me këto veprime në bashkëkryerje ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Dy të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhen në ndalim 48-orësh që nga 25 shkurti 2026.

Ndërkohë, në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy zyrtarë të KEDS-it janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se kanë pranuar 400 euro ryshfet nga një qytetar, me premtimin për zëvendësimin e shpejtë të njehsorit elektrik. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ata janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz