HomeLajmeRukiqi: Mijëra qytetarë po mbesin pa mundësi ta ndjekin Kampionatin Botëror

Rukiqi: Mijëra qytetarë po mbesin pa mundësi ta ndjekin Kampionatin Botëror

Të ngjajshme

Rama njofton ndryshime në qarkullim pas hapjes së unazës së brendshme në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar qytetarët për...

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me...

Banorët e Rrjollit në protestë kundër ndërtimit të resortit, heqin rrethimin me tela

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës protestuan sot kundër...

Fitorja e Amerikës me shije të hidhur, lëndohet Pulisic?

Amerika e nisi për mrekulli Kupën e Botës, duke...

NATO flet nga selia për ndryshimet e mundshme në misionin në Kosovë

Zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, Alexus Grynkewich,...

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj mënyrës së transmetimit të ndeshjeve të Kampionatit Botëror, duke akuzuar RTK-në dhe VALA-n se po ua kufizojnë qasjen mijëra qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka theksuar se të dyja institucionet financohen me para publike dhe, sipas tij, duhet ta kenë në plan të parë interesin e qytetarëve.

Ai ka vlerësuar si problematike marrëveshjen mes RTK-së dhe VALA-s, duke thënë se ajo po ua pamundëson shumë familjeve ndjekjen e ndeshjeve, veçanërisht atyre me të ardhura më të ulëta.

“Prej të njëjtit buxhet, me paratë tona i financojmë/subvencionojmë edhe RTK-në edhe VALA-n. Pra, të dyja marrin para nga taksat e qytetarëve. Megjithatë, me një marrëveshje skandaloze, kanë vendosur t’ua cenojnë të drejtën e ndjekjes së Kampionatit Botëror mijëra qytetarëve”, ka shkruar Rukiqi.

Sipas tij, më së shumti po preken fëmijët e familjeve që nuk kanë mundësi të paguajnë shërbime shtesë për të ndjekur ndeshjet.

“Më së shumti e pësojnë fëmijët e familjeve me të ardhura të ulëta, të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë edhe 20 euro shtesë për të parë ndeshjet. Një ngjarje që në mbarë botën bashkon familje dhe breza të tërë, po u bëhet e paarritshme pikërisht atyre që kanë më së shumti nevojë për pak gëzim”, ka theksuar ai.

Rukiqi ka shtuar se kur një institucion financohet nga publiku, interesi publik duhet të jetë prioritet.

“Kur financohen nga publiku, interesi publik duhet të jetë prioriteti i parë, jo ekskluziviteti që përjashton qytetarët”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -