Rubio: Të shqetësuar se konflikti në Ukrainë mund të përhapet në vende të tjera
dp

Lexo edheNgjarje historike në Turqi: Pajtohen dy familjet hasmore, udhëheqëset e krimit të organizuar

Tani ndodhemi në një ngërç strategjik. Ngërçet strategjike zgjidhen ose përmes negociatave, ose përmes përshkallëzimit nga njëra apo të dyja palët – një përshkallëzim që përfundon duke u shtrirë përtej kufijve të konfliktit fillestar, deklaroi sekretari i Shtetit Marco Rubio në një intervistë për gazetën greke Kathimerini duke iu referuar situatës në Ukrainë.
“Ne ndajmë shqetësimin se konflikti mund të intensifikohet deri në atë pikë sa të përfshijë vende të tjera dhe ndoshta të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë”, theksoi Rubio
“Jemi të shqetësuar për mundësinë e një operacioni sabotimi në një vend fqinj, i cili mund të dalë jashtë kontrollit”, shtoi ai duke iu referuar situatës në vendet fqinje me Rusinë të cilat kanë nisur të regjistrojnë shkelje të vijës së tyre ajrore nga ana e Rusisë.

Lexo edheNgjarje historike në Turqi: Pajtohen dy familjet hasmore, udhëheqëset e krimit të organizuar