Derisa James Rubin ka vazhduar deklarimin e tij në Speciale, në kuadër të pyetjeve nga Mbrojtja pati edhe avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Rodney Dixon.
“Pra bëja çka kisha mundësi si zëdhënës që të kisha përgjigje, që t’i dija. Pra i njihja ekspertët në Pentagon në Cia, e persona të caktuar. Plus lexoja shumë ,isha dhe i ri përthithja shumë material nga ora 6 e mëngjesit lexoja e bëja takime me ekspertë e persona të caktuar. Për krime të luftës, për Bosnje për Kosovën dhe ekspertët në fusha të përgjithshme. Përgjigja e shkurtër ishte po.”
Pra e vërtetë se kishit qasje e kishit shumë burime e informacione e ishit të informuar çdo ditë…-avokati
“Është pak më e ndërlikuar mbase sot do të duhej ta kisha shkruar ndryshe këtë. Unë nuk e mësova për CIA-n me Haradinajn, e mësova më ’99 por atëkohë mësova se ka ndodhur më ’98 e di se Gelbart ishte takuar me UCK-në. E mësova kur takova shefin e CIA-s në Kosovë, atëherë mësova për marrëdhënien me Haradinajn dhe se kishin vite në kontakt. Mësova se njerëzit e CIA-s do të duhej ta kishin ditur, pra para sulmeve të shtatorit e para luftës në Rusi. Por problemet kryesore atëherë ishin islamizmi, e krimet e luftës. Këto kanë qenë prioritetet e administratës Clinton”,deklaroi Rubin.
“Pra a është e vërtetë se s’mund të ishit partner në asnjë organizatë nëse do të ishin të përfshirë në aktivitete të terrorizmit apo krimeve lufte”, pyeti avokati Dixon.
“Pas Bosnjës ku menduam se ndaluam luftën dhe ndihmuam krijimin e një shoqërie tolerante e jo-kaotike, ne ishim krenar për UCK-në dhe pamë situatë të re në Kosovë dhe donim të siguroheshim që të ishim në anën e engjëjve, në anën e të mirëve dhe nuk donim që të ishim viktima. Por s’do ishim viktima nëse do të kishin qasje ekstremiste islamiste. Në këtë kohë Amerika ishte superfuqi natyrisht dhe donim të ishim në anën e viktimave, e nëse ndoshta diçka do t’i takonte të ishim kundër dickaje që besonim Albright e unë fillimisht”, shtoi Rubin.
“Ne nuk donim të bënim operacione ushtarake e të shpenzonim miliona dollarë për organizata që nuk shprehnin tolerancë së paku publikisht. Këta ishin viktimat e një shtypësi, pra persona që ishin në anën e kundërt të pushtetit. Donim të siguroheshim që të ishin të lirë, e të mos ndiqnin politikat e shtypësit, prandaj nuk donim të ishim nga ana e atyre që nuk ndiqnin të njëjtat objektiva. Jemi përpjekur shumë që kjo të mos ndodhte”, theksoi ai.
“Vriteshin veç pse ishin shqiptarë të Kosovës. Kjo filloi të ngjasonte me krizën e Bosnjsës ku u vranë dhe u masakruan njerëz thjesht për shkak të etnisë së tyre. Pra po shfaqej e njëjta politikë, e njëjta gjë e kjo na bëri që të vepronim. Ata ishin viktima, se po masakroheshin nga forcat ushtarake serbe dhe ne nuk donim që të përsëritej tmerri i Bosnjës në Kosovë. Ky ishte qëllimi i politikës sonë, të parandalonim të përsëritej e njëjta gjë”, shtoi ai./Lajmi.net/