back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeVizita e Albright në 99-tën në Kosovë: Kërkonte që personat fajtorë të...

Vizita e Albright në 99-tën në Kosovë: Kërkonte që personat fajtorë të sënoheshin, për këtë ajo donte të ekzistonte tribunali për trime lufte

Të ngjajshme

James Rubin, ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai ka komentuar edhe një vizitë të Madeline Albright që kishte në 1999 në Kosovë.

Kjo vizitë e tij ishte raportuar edhe nga Associated Press, ku citoheshin edhe disa deklarata të Albright drejtuar qytetarëve të Kosovës.

“Mos bëni gabime, për sa kohë ju të na zgjidhni, Kosova do të jetë shtëpia juaj”, thoshte Albright.

Në lidhje me këtë takim. Rubin ka thënë se edhe ai ka qenë i pranishëm, dhe se i gjithë mesazhi që Albright sipas tij donte të jepte ishte që personat fajtorë të ndiqeshin penalisht dhe të dënoheshin.

Ai ka thënë se ky ishte thelbi edhe i Tribunalit të Luftës, dhe se ajo besonte në këtë objektiv, shkruan lajmi.net.

“Kur ka luftëra, kur personat kryejnë vepra penale, krime ata të ndiqen penalisht në grup por jo personi që ka kryer krimin dhe përmes veprimeve juridike të ishin përgjegjës penalisht personat, por në këtë formë ndalohen edhe aktet hakmarrëse dhe kur lejohet faji kolektiv dhe ky përgjithësohet atëherë cikli i dhunës vijon nuk ndërpritet. Ajo këtë ma komunikoj dhe unë e kuptova çfarë donte të thoshte, për këtë arsye ajo donte që të ekzistonte Tribunali për Krime të Luftës, që të dënoheshin në bazë të ligjeve, në bazë të rregulloreve dhe mos të lejohej faji kolektiv dhe ky ishte qëllimi i Tribunalit dhe ajo ka folur në lidhje me këtë. Ajo donte ti thoshte atij ji tolerant, bëj çka të mundësh që edhe populli yt të jetë tolerant, dhe na lër ne se si personat do të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë kryer, në mënyrë që të mos përgjithësohet dhuna dhe faji”, ka thënë Rubin në lidhje me mesazhin e Albright drejtuar Thaçit. /Lajmi.net/ 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz