BallinaLajmeRubin: Të gjitha akuzat ndaj UÇK-së ishin të organizuara nga rusët ose...

Rubin: Të gjitha akuzat ndaj UÇK-së ishin të organizuara nga rusët ose serbët

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ish-diplomati amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka treguar se nuk është gjetur asnjë provë dhe asnjë informacion që lidhte ekzekutime me udhëheqësit e UÇK-së.

Ai tha se ka arritur në një përfundim që të gjitha akuzat për vrasje dhe pretendimeve të tilla, ishin të fabrikuara nga rusët.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë dhe asnjë provë që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime dhe vrasje, as me Thaçin, as me Krasniqin. Rreth 25 vjet pasi jam larguar, kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin pasur informacione lidhur me këtë pretendim, dhe jo vetëm në vitin 2000 por edhe dekada më vonë që miqtë e mi kishin mundësi të më jepnin informacione, asnjëherë nuk më kanë dhënë të dhëna të tilla”, zbuloi Rubin para trupit gjykues.

“Duke ndjekur çështjen në vitet 1990 dhe 2000, kam mbërritur në përfundim që të gjitha akuzat të kriminalitetit, vrasjeve apo ekzekutimeve, apo edhe akuzave dhe pretendimeve të tilla, ishin të fabrikuara dhe të lidhura me fushata dezinformimi të organizuara nga rusët, ose të organizatave të sponsorizuara nga serbët, ky është përfundimi që kam nxjerr unë pas 20 e ca vitesh në këtë fushë”, deklaroi ish-zyrtari i lartë amerikan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz