BallinaLajmeRubin për ish ambasadorin amerikan në Serbi: Ai ishte i anshëm në...

Rubin për ish ambasadorin amerikan në Serbi: Ai ishte i anshëm në favor të LDK-së dhe kundër UÇK-së, tentoi të dëmtonte imazhin tim

Të ngjajshme

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka...

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

James Rubin, që nga mëngjesi është duke dëshmuar në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes në procesin Thaçi dhe të tjerët.

Ai në seancë është pyetur se a ishte i fokusuar veçanërisht te Hashim Thaçi në Rambuje, për çka ka thënë po.

Ai u pyet edhe për një deklaratë të Christopher Hill, i cili për disa vite ka shërbyer tani si ambasador i SHBA-ve në Serbi ndërsa në atë kohë ishte diplomat, dhe kishte thënë se Rubin po e këshillonte Thaçin edhe për kostumet. Për këtë, Rubin ka thënë se nuk është e vërtetë dhe se sipas tij është mitologji apo legjendë.

Për Christopher Hill, Rubin ka thënë se ishte i anshëm dhe ishte në favor të LDK-së dhe kundër UPK-së.

“Christopher Hill ka qenë i anshëm,. nuk ishte i paanshëm gjatë kohës si drejtues. Ishte i anshëm në favor të LDK-së dhe kundër UÇK-së. Unë kam qenë i paanshëm, mua më është kërkuar të punoj me udhëheqësin e vetëshpallur të delegacionit, Hill në mënyrë shumë të pamatur e bënë kinse unë flisja me Hashim thaçin për kostumet e tij”, ka thënë Rubin.

Ai gjithashtu ka thënë se Hill ka tentuar ta dëmtoj imazhin e tij dhe sekretares Albright, duke thënë se ajo kishte influencuar delegacionin e UÇK-së në Rambuje e që për çka Rubin thotë se kishin vetëm një objektiv për ta arritur.

“Unë doja të realizoja objektivat e sekretares Albright, Christopher Hill në mënyrë të pavërtetë duke shpikur histori është përpjekur të më dëmtoj mua imazhin, ka minimizuar edhe rolin tim si diplomat duke nënkuptuar se ai ka qenë diplomat i mirë. Në fakt, ai ka qenë personi që dëmtoi disa nga diskutimet atje dhe nuk kishte persona që të na ndihmonte për UÇK-në dhe për shkak të tij nuk morëm po-në nga UÇK-ja dhe kjo kishte pasoja”, ka shtuar Rubin. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz