back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeRubin në Hagë, Krasniqi: Dëshmi e qartë, e bazuar në fakte të...

Rubin në Hagë, Krasniqi: Dëshmi e qartë, e bazuar në fakte të pakontestueshme për drejtësinë e luftës sonë çlirimtare

Të ngjajshme

​Elon Musk blen aksione të Teslës me vlerë 1 miliard dollarë

Elon Musk bleu aksione të Teslës me vlerë 1...

Nagavci flet për mungesën e të hollave për prindërit dhe ndryshimin e çmimit të teksteve shkollore

Megjithëse nga 15 gushti prindërit kanë filluar aplikimin për subvencionimin...

Rubin: Me Krasniqin kam pasur kontakt minimal

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesari Alagendra, pyeti Rubinin nëse...

“Associated Press” shkruan për dëshminë e Rubin në Hagë

Agjencia e njohur e lajmeve, “Associated Press”, raportoi të...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar në lidhje me dëshminë e James Rubin në Hagë.

Ai ka cituar thënien popullore “trimi i mirë me shokë shumë”, për çka ka thënë se në kohën kur bota ka nevojë për të vërtetën dhe historia për qartësi, në Hagë po dëshmon një mik i madh nga përtej Atlantikut.

Ai ka thënë se James Rubin, është diplomat dhe patriot amerikan, me ndërgjegje të pastër dhe kujtesë të gjallë, që po flet në mbrojtje të Presidentit Thaçi dhe shokëve të tij.

“Kjo është një dëshmi e qartë, e bazuar në fakte të pakontestueshme, për drejtësinë e luftës sonë çlirimtare, për qëllimet e saj dhe përpjekjet e çlirimtarëve tanë për paqe e liri, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë ndaj tyre. Prandaj, drejtësi dhe vetëm drejtësi, asgjë më shumë nuk kërkon sot asnjë shqiptar anembanë botës. Sepse me SHBA-të në krah, dhe assesi ndryshe, Kosova gjithmonë ka triumfuar mbi padrejtësitë dhe sfidat më të mëdha!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz