back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeRubin flet për interesimin e Bidenit për luftën në Kosovë: Si senator...

Rubin flet për interesimin e Bidenit për luftën në Kosovë: Si senator merrte informacione dhe i bisedonte me Albrightin

Të ngjajshme

James Rubin, po dëshmon sot në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Ai ka folur edhe për interesimin që Joe Biden, si senator në atë kohë kishte për luftën që po zhvillohej në Kosovë.

“Senatori Biden ka qenë jashtëzakonisht i interesuar për luftën në Kosovë, sepse ishte demokrat i nivelit më të lartë për marrëdhëniet me jashtë. Kishte udhëtuar në Ballkan dhe ishte personi që kishte më së shumti ndikim në partinë Demokrate. Lufta ishte shumë kontraverse nga pikëpamjet politike brenda Partisë Republikane, dhe kështu një senator si senatori Biden ka qenë i informuar dhe ka marrë raporte nga CIA dhe Albright ka biseduar shumë me Biden për luftën në Kosovë, sepse ishte temë shumë e rëndësishme për SHBA-të”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Biden marrë raporte të tilla si shumë senatorë të tjerë lidhur me këtë pikë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz