Nagavci viziton Qendrën e Studentëve, thotë se kushtet janë të mira e çmimet simbolike

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka vizituar sot Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, në ditën që është shpallur konkursi për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2025/2026. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 15.09.2025 deri më datën 20.09.2025.
Nagavci ka thënë se kushtet në këtë qender janë të mira, ndërkaq çmimet janë simbolike. Negavci tha se konkursi do të jetë i hapur për 4 mijë studentë.
“Sot jenë në vizitë në Qendrën e Studentëve, në ditët kur do të shpallet dhe konkursi për pranimin e studenteve të rinjë nga sot deri në datën 20 . Konkursi do të hapet për pranimin e 4 mijë studentëve të, qëndrimi i plotë, fjetje dhe ushqimi. Qendra ka potencuat për të ofruar dhe për 1500 studentë mundësi që të ushqehen në kuader të qendrës. Kushtet janë shumë të mira, qendra i ka bërë përgatitje e nevosjhme. Prej këtyre 4 mijë studentëve që do të pranohen 70 për qind prej tyre janë kapacitete për vajzat që do të regjistrohen si sudente. Vlera e çmimit është simbolike 20 euro për studentë pagesa mujore për qendrimin, ndërkaq 15 euro për shujtën”, tha Nagavci.

Lexo edhe”Pavarësinë do ta keni, por fillimisht shpëtojeni popullin”, Rubin tregon për negociatat me UÇK-në
Ndryshe rezultatet për pranimin në qendren e studentëve do të bëhen publike me 26 shtator, ndërkaq nga 1 tetori do të fillojë vendosja e studntëve në konvikte.














