Eksporti i bërë nëpërmjet linjave ajrore, të cilat janë kthyer në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit për periudhën 2002-2016 në Turqi, nga 2,3 miliardë dollarë ka arritur në 17.2 miliardë dollarë në vit.
Eksporti i bërë nëpërmjet linjave ajrore, të cilat janë kthyer në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit për periudhën 2002-2016 në Turqi, nga 2,3 miliardë dollarë ka arritur në 17.2 miliardë dollarë në vit.
Sipas të dhënave të vlerësuara nga Instituti i Statistikave të Turqisë, me politikat e transportit pas vitit 2002, linjat ajrore turke që kanë siguruar mundësinë e përdorimit për të gjithë shtresat e shoqërisë, janë kthyer në një kanal të rëndësishëm edhe për transportin.
Turqia eksportin e 15 viteve të fundit nga 36 miliardë e 60 milion dollarë e ka katërfishuar në 142,5 miliardë dollarë.
Kurse në eksportin me transportim me rrugë ajrore, në 15 vitet e fundit e ka rritur 7,5 herë.
Në vitin 2002 eksporti tokësor që arrinte në 16,5 miliardë dollarë u rrit në 44,8 miliardë dollarë.
Edhe në eksportin me transportin detar është përjetuar një rritje e ndjeshme, ndërkohë që në vitin 2002 realizohej një transport prej 17 miliardë dollarësh, në fund të vitit të kaluar arriti në 78 miliardë dollarë.
Kurse në eksportin me transport hekurudhor është përjetuar luhatje.
Ndërkohë që në vitin 2002 eksporti me këtë rrugë arrinte në 249.4 milionë dollarë, kjo shifër në vitin 2008 arriti në 1,3 miliardë dollarë, duke rënë vitin e kaluar në 641 milionë dollarë.