Në Rrugën e Kombit nga Rrësheni në Kalimash automjetet lëvizin dhe pa zinxhirë.
Borëpastrueset vijojnë të largojnë dëborën, ndërkohë që paralelisht hidhet kripë për të eliminuar ngricat.
Janë 5 mjete të firmës kontraktore, të cilat lëvizin përgjatë 24 orëve për të mbajtur hapur pa probleme Rrugën e Kombit.
Drejtuesve të mjeteve ju kërkohet që përgjatë segmentit Fan-Kalimash të lëvizet me kujdes për të shmangur aksidente të mundshme.
Përfaqësuesit e firmës mirëmbajtëse të këtij segmenti thonë se do të vijojnë të mbeten në rrugë për të tejkaluar këtë situatë, por gjatë natës sërish kërkohet kujdes më i madh për shkak se temperaturat zbresin ndjeshëm poshtë zeros dhe mund të krijohen ngrica.
Që prej datës 6 janar të këtij muaji kur nisen dhe reshjet e dëborës, situata në Rrugën e Kombit ka qenë e vështire, por falë gatishmërisë së kontraktorëve ky segment rrugor nuk është bllokuar asnjëherë. /oranews/