Rrufeja shkatërron godinën e rrezikshme në Tiranë (FOTO-VIDEO)

Moti i pazakontë që preku mbrëmjen e djeshme Tiranën, solli dëmtime të mëdha jo vetëm në përmbytjen e rrugëve.
Në Kombinat, rrufetë e rëna dhe shkarkimet atmosferike dëmtuan nënstacionin elektrik, duke lënë pa energji këtë zonë. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, dëmtimi ndodhi në orët e para të mëngjesit. Nga fotot dhe videot shikohet shembja e një pjese të godinës dhe djegia e pajisjeve 35kV bashkë me transformatorin.
Punonjësit e OSHEE, sektori i avarive “tensioni i lartë” kryen manovrimet e para duke mundësuar furnizimin me energji elektrike nga linja të dyta unazore.

Lexo edheE mbysin 15-vjeçarin me thikë në fytë (VIDEO, +18)
Megjithatë, energjia elektrike në një pjesë të zonës së Kombinatit në Tiranë erdhi gjatë orëve të pasdites së sotme.






/Express














