back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeRritje shqetësuese e rasteve të vetëvrasjeve në Kosovë, KMDLNj: Mungon reagimi institucional

Rritje shqetësuese e rasteve të vetëvrasjeve në Kosovë, KMDLNj: Mungon reagimi institucional

Të ngjajshme

Angelov: Një degë e zjarrit në Jasen është ende aktiv

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Stojançe...

Provat e mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së do të fillojnë të paraqiten më 15 shtator

Pasi ishte bërë e ditur se planifikohet që provat e mbrojtjes në rastin ndaj...

Brenda 48 orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën 6 persona në rrethana të dyshimta, ku dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje me armë zjarri apo vetvarje. Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj) e ka cilësuar këtë si një alarm serioz, duke kritikuar mungesën e masave parandaluese dhe hulumtimeve për shkaqet e këtij fenomeni.

Sipas KMDLNj-së, faktorët kryesorë janë gjendja e rëndë ekonomike, papunësia, mungesa e mbështetjes shtetërore për qytetarët në krizë, si dhe izolimi social i grupeve të margjinalizuara si pensionistët dhe veteranët e luftës.

Organizata paralajmëron se duke mos ofruar trajtim adekuat dhe mbrojtje për qytetarët, shteti po i ekspozon ata drejt një forme të heshtur të eutanazisë. Kërkohet urgjentisht veprim institucional për të mbrojtur të drejtën për jetë dhe për të ndalur këtë valë tragjike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz