BallinaLajmeTrump i uli rresht para tij liderët europianë, shefin e NATO-s e...

Trump i uli rresht para tij liderët europianë, shefin e NATO-s e Zelenskyn, foton e publikoi në Instagram pa përshkrim

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Presidenti amerikan, Donald Trump, e priti mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së bashku me disa liderë europianë dhe shefin e NATO-s.

Një fotografi, ku mysafirët e tij shihen të ulur në rresht para tij, Trump e publikoi në Instagram pa asnjë përshkrim.

“Bossi i ka të gjithë në vijë”, ishte një prej shumë komenteve.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb e shefi i NATO-s, Mark Rutte ishin pjesë e takimit me Trump, pasi ai fillimisht e priti në një tkaim të veçantë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Pas takimit, u tha se po pergatitej një takim ndërmjet Zelenskyt dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në një përpjekje të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz