BallinaLajmeKadrijaj: Nuk ka pasur fare nevojë të ndodhte ky ngërç, Vetëvendosjes po...

Kadrijaj: Nuk ka pasur fare nevojë të ndodhte ky ngërç, Vetëvendosjes po i mungon vullneti politik

Të ngjajshme

5 mijë trupa amerikanë në pak në Gjermani pas debatit mes Trump dhe Merz

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes planifikon të tërheqë 5,000 trupa...

27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Janë bërë dy dekada që nga koha kur në...

Ymeri: Grupi i WhatsApp-it dëshmon se LVV kishte agjendë partiake për import të energjisë

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në...

Ky do të jetë moti në fundjavë

Nesër do të mbajë mot i vranët, me intervale...

Në prag të seancës së radhës së Kuvendit të Kosovës, ku nesër pritet të tentohet përsëri zgjedhja e kryetarit të kuvendit, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka shprehur skepticizëm për mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të reflektojë dhe të punojë drejt zgjidhjes së ngërçit aktual politik.

“Duke pa zhvillimet, nuk e mendoj se VV-ja do të reflektojnë dhe do të punojnë në zgjidhjen e këtij ngërçi, se na u krijua përshtypja se këta nuk duan me bo zgjidhje”, ka thënë Kadrijaj për IndeksOnline.

Kadrijaj ka kritikuar mungesën e vullnetit politik nga ana e VV-së, duke thënë se ky ngërç ka qenë i evitueshëm.

“Nuk ka pas fare nevojë të ndodhte fare ky ngërç, ndërsa dëshira dhe vullneti i VV-së ka munguar”.

Kadrijaj ka përmendur edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të cilin thotë se e ka bërë të qartë shkeljen e kushtetutës nga Avni Dehari.

“Gjykata Kushtetuese e ka thënë qartë se z. Avni Dehari e ka shkelë Kushtetutën. Duhet të votohet me votim të hapur, siç kemi thënë ne dhe se një kandidat nuk mund të votohet më shumë se tri herë”, theksoi ajo.

Ajo përfundon duke thënë se mbetet të shihet se si do të rrjedhë seanca e ardhshme e cila fillon në ora 11:00. / IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz