HomeLajme“Rritja ekonomike 5.43% nuk reflekton reforma, Kosova ka inflacionin më të lartë...

“Rritja ekonomike 5.43% nuk reflekton reforma, Kosova ka inflacionin më të lartë në rajon”

Të ngjajshme

Këto janë ndeshjet hapëse në Premierligë, një derbi londinez

Sapo është hedhur kalendari i ndeshjeve në Premierligë. Arsenali...

Kurti i ikën pyetjes kur pyetet për koalicion të mundshëm me LDK-në

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk ka dashur të...

Bersant Celina transferohet në Arabinë Saudite tek ekipi i njohur, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti kosovar Bersant Celina është bërë pjesë e klubit...

Vidhet arka me para nga xhamia e fshatit Isniq në Deçan

Një vjedhje u raportua të ketë ndodhur dje në...

Pretendimet për rritje ekonomike dhe përmirësim të klimës së investimeve nuk pasqyrojnë gjendjen reale të ekonomisë në Kosovë, vlerëson eksperti i ekonomisë Ismet Mulaj.

Sipas tij, rritja ekonomike e raportuar në vend mbështetet kryesisht në konsum, remitenca dhe ndihma sociale, ndërsa mungojnë reformat strukturore dhe investimet në kapacitete të reja prodhuese që do të garantonin zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Mulaj në një intervistë për Ekonomia Online, tha se përdorimi i statistikave për qëllime politike nuk është dukuri e re, duke shtuar se realiteti ekonomik në vend paraqitet ndryshe nga shifrat që prezantohen.

“Po loja me statistika nuk është lojë si thuhet tash e re, është lojë e kahershme, sidomos politikanët dinë me i përdorë këto statistika në favor të kauzave të tyre politike. Por në realitet situata është krejt ndryshe. Kosova sot ka inflacionin më të lartë në rajon, sipas raporteve profesionale të Bashkimit Evropian edhe të Bankës Botërore. Po ashtu rritjen ekonomike nuk e ka falë konsumit, rritjes së konsumit dhe rritjes së çmimeve, parave që po vijnë nga diaspora dhe realisht këto ndihma sociale që i ka ndarë Qeveria e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, Kosova vazhdon të përballet me mungesë të reformave strukturore, probleme në sektorin e energjisë, sigurinë juridike dhe infrastrukturë, faktorë që ndikojnë negativisht në tërheqjen e investimeve.

“Pra nuk ka reforma strukturore ekonomike, nuk ka qëndrueshmëri ekonomike Kosova. Për shkak se nuk po investohet shumë në ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese në Kosovë. Kosova ka probleme të jashtëzakonshme me energjinë elektrike, ka probleme të jashtëzakonshme me sigurinë juridike, këto sipas raporteve të ndryshme, ka problem me infrastrukturën. Pra, nëse një biznes sot vjen me investu në Kosovë, e ka shumë problem prej shtetit me marrë një copë tokë për ta ndërtuar biznesin, edhe ka një kosto të lartë. Edhe stabiliteti politik. Jostabiliteti politik pos që e prish imazhin e Kosovës, natyrisht nuk është partner serioz për të komunikuar me bizneset të cilat kanë interes me investu në Kosovë. Edhe Kosova për tetëmbëdhjetë muaj ka kaluar tri palë zgjedhje, edhe nacionale edhe lokale, edhe realisht kjo është një frymë që nuk krijon hapësirë, nuk është ambient miqësor për të investuar”, tha ai.

Mulaj theksoi se remitencat nga diaspora vazhdojnë të jenë një mbështetje e rëndësishme për ekonominë familjare, por sipas tij ato nuk krijojnë kapacitete të reja prodhuese.

“Dita ditës po rëndohet xhepi i qytetarëve. Falë diasporës natyrisht që familjet domethënë e rrisin konsumin, se diaspora ende është e afërt me Kosovën edhe dërgon remitenca. Pos këtyre zyrtare edhe jozyrtare, domethënë edhe ardhja e tyre në dy sezonet, edhe sezonin e verës dhe sezonin domethënë në kohën e vitit të ri, është një infuzion i mirë për ekonominë. Po ky infuzion është i përkohshëm edhe shkon në drejtim të rritjes së importeve, rritjes së konsumit të përgjithshëm. Jo në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve të reja të bizneseve që janë biznese prodhuese”, tha ai për EO.

Ai kritikoi edhe nivelin e realizimit të investimeve kapitale, duke vlerësuar se vonesat në projekte po krijojnë efekte negative zinxhirore në ekonomi.

“Prandaj, qeveria e Kosovës do të kishte një qasje krejt të ndryshme në raport me biznesin edhe në raport me shpenzimin e buxhetit të Kosovës. Sot pothuajse asnjë nga projektet e investimeve kapitale nuk po finalizohen. Të gjitha këto biznese që sot punojnë, marrin kontrata prej shtetit. Nëse nuk i finalizojnë me kohë, kanë probleme domethënë në tërheqjen e parave për punët e kryera. Kjo shkakton, si të thuhet, efekt negativ zinxhiror në ekonomi. Prandaj, përdorimi i remitencave edhe i ndihmës sociale që po e përdor herë pas here Qeveria e Kosovës nuk krijon ambient pozitiv ekonomik në Kosovë”, tha ai.

Sipas Mulajt, Kosovës i nevojitet një normë më e lartë e rritjes ekonomike për të qenë konkurruese dhe për t’u përgatitur për integrim në tregun evropian.

“Natyrisht ka me rritë në mënyrë të vazhdueshme inflacionin edhe ka me pasë një rritje të moderuar të zhvillimit ekonomik. Kosovës nuk i duhet 3.5% ose 5.5% rritje ekonomike, Kosovës i duhet mbi 8% rritje ekonomike, me qëllim që të jetë një ekonomi konkurruese dhe të përafrohet nëse pasnesër mund të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe natyrisht bizneset duhet të përgatiten që të jenë konkurruese në raport me bizneset e Bashkimit Evropian. Nëse nuk i përgatisim bizneset, natyrisht që shumë prej tyre kanë me falimentuar edhe ne kemi me u shndërru në një vend vetëm të importuesve, jo prodhues”, tha ai.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ditë më parë ka njoftuar se ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 5.43 për qind gjatë tremujorit të parë, duke e vlerësuar këtë si tregues të përshpejtimit të ritmit ekonomik dhe rritjes së besimit të bizneseve për të investuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz