back to top
Monday, January 19, 2026
BallinaLajmeRritet sërish niveli i lumit Klina, rrezik për përmbytje të reja në...

Rritet sërish niveli i lumit Klina, rrezik për përmbytje të reja në Skenderaj (VIDEO)

Të ngjajshme

Niveli i ujit në lumin Klina ka filluar të rritet sërish, duke shtuar rrezikun për përmbytje të reja në qytetin e Skenderajt gjatë orëve të mbrëmjes. Sipas informacioneve të fundit, uji pothuajse ka arritur urën e qytetit, pikë kritike kjo e cila, në momentin që tejkalohet, shkakton daljen e lumit nga shtrati, shkruan Drenica Press.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, pas daljes së lumit Klina nga shtrati, dhjetëra lokale afariste në Skenderaj u përmbytën, duke pësuar dëme të mëdha materiale.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve, veçanërisht atyre që jetojnë apo veprojnë pranë lumit, të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, pasi situata mbetet e paqëndrueshme./DRENICAPRESS/

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz